Tashmë gjithçka është zyrtre. “Bomberi” i Kombëtares sonë, Armando Broja do të shpëtojë nga “ferri” i “Bluve” të Chelsea, teksa pas shumë tentativash nga ana e skuadrës së Fulham, për të siguruara kartonin e 22-vjeçarit, nga Malësia e Madhe, bordi i “Londinezëve” ka dhënë “dritën jeshile” për transferimin e tij.
Mirëpo, vetëm disa orë pas arritjes së akordit, mes dy “gjigantëve” të Premier League, prestigjiozja britanike, “The Guardian” ka zbuluar një detaj tejet interesant në kontratën mes dy klubeve, ku nëse Broja luan më pak se gjysmën e ndeshjeve të skuadrës së re, atëherë drejtuesit e Fulham nuk do të paguajnë asnjë cent në arkat e Chelsea.
Gjithsesi, një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë, pasi skuadra e Fulham e kërkoi me ngulm Brojën, kjo pasi besojnë shumë te kualiteti dhe cilësitë e 22-vjeçarit e në krahun tjetër, tifozët e “Kuqezinjve” shpresojnë që sulmuesi i Kombëtares të rigjejë sa më shpejt formën më të mirë fizike dhe golat në aventurën e tretë në Premier League. /i.m /abcnews.al