“FranceFootball”, e përditshmja franceze, ka arritur të zbulojë një prapaskenë të merkatos së janarit. Bëhet fjalë për ekipin e Liverpoolit, që gjatë merkatos së dimrit, u mjaftua vetëm me afrimin e fantazistit japonez, Takumi Minamino.
Siç zbulon prestigjiozja franceze, të kuqtë e Jurgen Klopp ishin në merkato edhe për sulmuesin e Villareal, Samuel Chukwueze. Për kartonin e sulmuesit të “Nëndetëses së Verdhë”, Liverpool ka ofruar 35 milion euro, por drejtuesit e klubit spanjoll, e kanë refuzuar.
Nigeriani është një nga lojtarët më të mirë të Villareal dhe jo më kot Klopp ishte i “fiksuar” pas tij. Megjithatë, nëse trajneri gjerman e do në “Anfield” Chukwuezen, duhet të tentojë sërish në verë, me një ofertë të përmirësuar./abcnews.al
Villarreal rejected a €35m bid for Samuel Chukwueze from Liverpool, according to France Football ? pic.twitter.com/xvkd3oROW6
— Goal (@goal) February 10, 2020