E zbulon Deco, Xavi Hernandez mund të qëndrojë te Barcelona

schedule19:36 - 28 Shkurt, 2024

schedule 19:36 - 28 Shkurt, 2024

Nëse kishte diçka të qartë në lidhje me lamtumirën e teknikut Xavi, e planifikuar për në fund të sezonit, është se dera e kthimit do të mbetej gjithmonë e hapur, madje drejtori sportiv i “Blaugranave” të Barcelona, Deco, hapi derën e vazhdimësisë së trajnerit gjatë një interviste të dhënë për mediat spanjolle.

“Nuk do të thosha se nuk mund ta zgjatim vazhdimësinë e trajnerit, sepse nuk kemi asgjë kundër Xavi. Klubi nuk mori ndonjë vendim. Tani, nëse kjo mundësi ekziston, ne do ta diskutojmë kur të jetë momenti. Kur them se nuk po flasim për trajnerin, është sepse nuk po marrim asnjë vendim sepse është herët, sepse ka gjëra ende përpara”,- u shpreh portugezi.

Deklaratat e Decod vijnë në një kontekst ku lajmet për të ardhmen e trajnerit kanë filluar të shumohen, teksa mediat spanjolle zbuluan këtë të mërkurë një “kërkesë joformale” nga presidenti dhe disa miq të tij të ngushtë, mes të cilëve edhe zëvendëspresidenti sportiv, Rafael Yuste, për të vazhduar detyrën edhe sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, vlen të kujtohet se, edhe pse ka hequr dorë nga pagesa, Xavi e ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle “AS”, tekniku spanjoll ka vendosur të marrë një vit pushimi pas përfundimit të fazës së tij të parë si trajner i “Katalanasve” të Barcelona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!