Si rrallë herë ylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka folur rreth lojtarëve që vlerëson më së shumti.
CR7 ka vlerësuar më së shumti dyshen fantastike braziliani, Ronaldo “Fenomini” dhe Ronaldinhon.
Në një intervistë për ESPN Brazil ai u shpreh: Çfarë mund të them, Brazili është vëlla i shtetit tim. Shkaku i lidhjeve me kolegët e mi, kulturës, brazilianët që jetojnë në Portugali. Motra ime jeton në Brazil, u martua me një brazilian. Është shtet që kam shumë respekt, di shumë për Brazilin.
Të luajë në Brazil? Nuk e di, është larg mendimeve. Por, në futboll gjithçka është e mundur, nuk e di”, tha fillimisht portugezi.
Më pas ai pyet për të bërë një krahasim mes dy futbollistëve ai që vlerësoi më së shumti:
“Nuk më pëlqejnë krahasimet. Preferoj të them se të tre lanë historitë e tyre. Mund të them se në fakte, kam fituar më shumë trofe se të dy, por të dy fituan Kupën e Botës. I simpatizojë shumë. U rrita duke i shikuar duke luajtur. Të thuash kush është i pari, i dyti, nuk është e rëndësishme. Preferoj të them se janë idhuj dhe e lanë një tregim të bukur historik në futboll”, deklaroi ai. r.t/abcnews.al