E zbukuroi për nipërit e saj, gjyshja kthen shtëpinë në një atraksion turistik

schedule14:17 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 14:17 - 20 Dhjetor, 2021

Një grua hungareze e quajtur Etelka Józsefné Kajdácsi, e njohur në vend si ‘Halla Eta’, e ka kthyer shtëpinë e saj në një atraksion festiv. E vendosur në qytetin e vogël hungarez të Dabas, afër Budapestit, shtëpia po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ajo filloi të dekoronte shtëpinë 10 vjet më parë për të argëtuar nipërit e saj por nuk mund të hapte shtëpinë dhe kopshtin e saj vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Tani, ka shtuar më shumë dekorime duke përfshirë një Babagjysh i Vitit të Ri.

Euronews

Të gjithë fëmijët dhe nipërit e saj punuan për dy javë për t’u siguruar që çdo gjë të ishte në vend. Përpjekjet e tyre nuk ishin të kota, pasi vizitorët kanë admiruar vendin. Ajo ka vendosur t’i presë vetë vizitorët madje ofron ushqime të shijshme vetë pa pagesë.

Euronews

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!