E vrau se i hyri gabimisht në rrugicën e shtëpisë, autori nuk shpreh pendesë

schedule14:57 - 19 Prill, 2023

schedule 14:57 - 19 Prill, 2023

Autori i vrasjes së një 21-vjeçareje nuk ka shfaqur asnjë pendesë në sallën e gjyqit. 21-vjeçarja u vra në qytezën e Hebronit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gabimi i vetëm i së cilës ishte se hyri gabim me makinë në rrugicën përpara shtëpisë së tij.

Kaylin Gillis u ngatërrua për shkak të ndriçimit të dobët në rrugë, por ndonëse ajo e kuptoi që kishte hyrë gabim dhe e ktheu pas automjetin që të largohej prej andej, 65-vjeçari Kevin Monahan e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Në makinë ndodheshin dhe persona të tjerë të cilët nuk u lënduan.

“Ata po ktheheshin, po largoheshin, nuk përbënin asnjë kërcënim për Monahan dhe nuk kishte asnjë arsye që ai të dilte nga banesa e të shtinte mbi ta”, tha sherifi i kontesë së Ëashingtonit, Jeffrey Murphy.

Hebroni është një zonë e vogël rurale, ku siç thonë dhe vendasit, është e lehtë të humbasësh rrugën aq më tepër në orët e mbrëmjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!