E vrau polici, identifikohet autori që ekzekutoi Jurgen Dukën në market

schedule12:12 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 12:12 - 14 Dhjetor, 2021

Tiranë – Është identifikuar autori i vrasjes së Jurgen Dukës, pak pas mesnate në Tiranë. ABC mëson se bëhet fjalë për Arben Sulën, 27-vjeç, i cili është punonjës policie me detyrë agjent krimesh në Dibër. Mësohet se në momentin e ngjarjes punonjësi i policisë ishte jashtë shërbimit.

Nga dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjen në fjalë ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Gjatë kontrollit të rrobave të Jurgen Dukës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!