E vranë në derën e shtëpisë, zbardhet e shkuara e 26-vjeçarit në Vlorë

schedule10:26 - 24 Maj, 2020

schedule 10:26 - 24 Maj, 2020

Vlora u zgjua sot me një ngjarje të rëndë. 26-vjeçari Kristian Breshanaj u ekzekutuar orët e para të mëngjesit në derën e shtëpisë.

Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë Kristin Breshanjt, në derën e shtëpisë dhe qëlluan me 10 plumba ndaj tij, por vetëm 5 prej tyre çanë trupin e tij.

Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se në atetatin e të riut kanë marrë pjesë 2 persona.

Ndërkaq, gazetari Elton Nikaj raporton për abcnews.al se viktima ka qenë person me precedent penal.

Mëoshet se në 23 qershor të vitit 2014 Kristian Breshanaj asokohe 20 vjeç është vënë në pranga nga Policia e Vlorës  në kushtet e flagrancës, pasi ju gjet lendë narkotike.

Gjithashtu u konstatua që mjeti që levizte një “Volksëagen” me targa AA 225AN rezultonte pa leje drejtimi.

LEXO EDHE: https://abcnews.al/atentat-ne-deren-e-shtepise-kush-ishte-25-vjecari-i-vrare-ne-vlore/

Ai u arrestua sëbashku me një të ri tjetër për veprat  penale, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, si dhe drejtimi i automjetit ne drejtim të parregulltë.

Megjithatë kjo nuk është pista kryesore e hetimit ku po heton policia. 26-vjeçari është kthyer pak muaj më parë nga Belhjika, dhe veprimtaria e tij në këtë shtet është pista kryesore ku po heton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!