E vranë me bombë me telekomandë/ Dëshmon miku i Aleksandër Sadikajt: “Peqja” i kishte borxh, çfarë ndodhi një ditë para vrasjes

schedule10:33 - 13 Qershor, 2022

schedule 10:33 - 13 Qershor, 2022

Dy ditë pas atentatit, ku mbeti viktimë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, shoku i tij i fëmijërisë, ka dëshmuar para hetuesve duke dhënë detaje lidhur me një konflikt që i ndjeri kishte.

Ai ka pohuar se Aleksandri mbante 2 ose 3 telefona, por nuk kuptonte arsyen pse, me argumentin se ai nuk fliste me ndonjë person në sy të tij.

Po ashtu ai ka pohuar se Aleksandri nuk i kishte borxh ndonjë personi, por një shoku i tij nga Kuçova i njohur si “Peqja” i kishte borxh atij rreth 20 mln lekë të vjetra. Sadikaj i kishte dhënë atij një makinë dhe 5 mijë euro dhe personi nga Kuçova do ia kthente me përqindje kur të mblidhte lekët.

Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj i kishte futur ndërmjetës për të marrë lekët një tjetër person po nga Kuçova.

Shuma prej 15 mije e 500 euro Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Megjithëse borxhi u kthye, dyshohet se konflikti ka vijuar për shkak të vonesës së shlyerjes së borxhit.

/abcnews.al/