E vlerësoi me dy pikë, Anisa: Dhespina e vlerëson Aldën sipas inatit personal

schedule22:52 - 4 Qershor, 2021

schedule 22:52 - 4 Qershor, 2021

Natën e gjysëm finales pas sfilatës së Aldës dhe Dezit është zhvilluar një debat i madh me protagoniste Aldën dhe Dhespinën. Kjo e fundit ka vlerësuar me 2 pikë veshjen e stiluar nga Alda për konkurenten tjetër.

Dhespina ka “justifikuar” pikët e saj duke thëne se Alda nuk po sjell asnjë risi me veshjet përgjatë rrugëtimit të saj në StyleStar. Ajo çfarë duam të përmendim është dhe ndërhyrja e Anisës, e cila tha: “Dhespina vlerëson Aldën sipas inatit personal, me qëllim për të ndikuar te rezultati final.”

Dhespina në mbrojtje është shprehur se ky është opinioni i saj për veshjen e Aldës dhe se ai nuk po respektohej. Dhe Alda e ka mbyllur duke thënë se është gjynah të vlerësosh me pikë ai 1 apo 2 veshjet në gjysëm-finale dhe të hedhësh poshtë gjithë atë punë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!