E vjedhin në dhomat e zhveshjes, “ish”-i i Ajaksit “përplaset” me klubin

schedule17:35 - 20 Shtator, 2019

schedule 17:35 - 20 Shtator, 2019

Kasper Dolberg ishte njëri prej largimeve nga Ajaksi gjatë merkatos së verës. Sulmuesi danez u transferua te francezët e Nicës për shumën e 20 milionë eurove, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare.

21-vjeçarit i ka ndodhur një situatë e pakëndshme, ndërsa i kanë vjedhur orën në dollapin e tij në dhomat e zhveshjes sipas raportimeve të “L’Equipe”! Ngjarja ka ndodhur gjatë një momenti kur vikingu dhe shokët e ekipit po stërviteshin.

Ora me vlerë 70 mijë euro nuk është gjetur dhe diçka e tillë e ka trishtuar Dolberg. Ky i fundit ka marrë vendimin drastik për të mos zbritur në fushën e blertë deri në gjetjen e përgjegjësit të këtij veprimi.

Një situatë absurde është krijuar në ekip, ndërsa presidenti i klubit francez ia ka bërë të qartë lojtarit se nuk ka ndërmend të bëjë asgjë në lidhje me këtë ngjarje dhe Dolberg duhet të zbresë në fushë të dielën kundër Dijon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!