Sëmundja e djalit, ia ktheu spitalet në shtëpi të dytë 60 vjeçares Fëllëz Teta nga Tirana. E heshtur dhe e mbytur në mendime, nënë Fëllëza prej më shumë se dy dekadash përballet e vetme në dyert e spitaleve.
“Në spital jam mësuar, nuk e kam problem këtë”.
Me dhimbje nënë Fëllëza kujton momentin kur mësoi se djali i saj i vetëm Lulëzimi, kishte lindur me probleme në zemër. Lulëzimi sot është 25 vjeç, dhe i është nënshtruar 3 operacioneve në zemër.
“Unë kam një djalë 25 vjeç, i lindur me probleme të zemrës, kur ka bërë dy vjet e dërgoi jashtë shteti, e kam bërë operacion 2,5,8 vjeç operacion. Ka bërë dy koronare të zemrës ka vu dhe dy unaza, edhe operacion mushkërie. Që prej 4 vitesh, e shtroj në spital njëherë në 2-3 muaj.”
Problemet e zemrës, i dëmtuan edhe mushkërinë, të cilat sollën vështirësi në lëvizje të 25 vjeçarit. Nëna e tij, Fëllëza thotë se Lulëzimi nuk mund të ndërroj asnjë hap vetëm, pa ndihmën e dikujt.
“Nuk ecën dot fare, është përkeqësuar. Është kafja 2 minuta larg, e kërkon motorin sa për të shkuar me pi kafe. Gjithë ditën në shtëpi. Nuk qëndron më shumë se dy minuta në këmb. E marin edhe shokët e vetë e shoqërojn me makinë tek kafja.”
Në kalvarin e vuajtjeve, nënë Fëllëza e përlotur tregon një nga momentet më të dhimbshme me djalin në spital.
“Kemi qenë shumë dobët. Më thonte a do ma blesh një banane, a do ma bledh një amita. Pinte amitan edhe nuk e hiqja dot nga komedina, për të treguar se edhe unë kam.”
Lulëzimi e donte shkollën, por, pamundësia fizike për të ndjekur çdo orë mësimi ia ndërpreu ëndërrën në moshën 15 vjeçare.
“Në shkollë e kam çuar në atë gjendje, e kam marr në shpinë deri në moshën 15 vjeç. Përditë këtë. Rrija atje te fizioterapia. Jo pak po qiell e në tokë. Nga kam mund kam ecë. Asnjë gjë s’dua ti lë mangët. E ka pas merak shkollën, shkollën e mesme herë pas herë. Ishte 18 vjeç kur kërkoi të shkonte në shkollë të mesme….. E çova çunin e regjistrova edhe u sëmur pas 1 viti….E la për mungesat që kishte bërë, e kishin kaluar limitin.”
Jeta e ka sprovuar, por, Lulëzimi mbetet një djalë i fortë dhe luftëtar.
“Djali im edhe pse i ka të gjitha këto, ai prap është shumë guximtarë, më thotë mua mos u bëj merak.”

