E veshur me fustan të bardhë nusërie, Alicia Keys publikon këngën e jetës

schedule19:44 - 30 Tetor, 2021

schedule 19:44 - 30 Tetor, 2021

Këngëtarja e njohur, Alicia Keys ka publikuar këngën e saj të fundit “Best of Me”. Në videoklip, ajo feston martesën e saj me bashkëshortin Swizz Beatz teksa këndon dhe shfaqet e veshur me një fustan të bardhë.

Alicia e ndau lajmin emocionues në Instagram dhe shkroi se kënga “vazhdon të më jap të dridhura”.

“E premtja juaj është gati të bëhet shumë më e mirë!! Shkoni shikoni videoklipin për Best Of Me tani!!Kjo këngë vazhdon të më dridh. Siç bën edhe ti Sëizz Beatz”, ka shkruar këngëtarja në paralajmërimin për lancimin e këngës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alicia Keys (@aliciakeys)

 

Keys njoftoi gjithashtu në fillim të kësaj jave se do të publikojë albumin e saj të ri i titulluar “Keys”, shkruan People.

Albumi do të përmbajë këngë të reja nga ajo, së bashku me një version të ri të secilës, ku këngëtarja ka realizuar këngët me producentin Mike Ëill, edhe dëgjuesit do të përjetojnë ato në një formë të re./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!