“E vështirë pa Nwabueze”, Duro: Gabuam te golat, Tirana u mbrojt shumë mirë

schedule15:39 - 21 Mars, 2021

schedule 15:39 - 21 Mars, 2021

Laçi humbi kreun e klasifikimit sot pas kësaj humbje me Tiranën me shifrat 1-2. Pas ndeshjes i zhgënjyer ishte trajneri  Shpëtim Duro, që tregon pikat e dobëta të skuadrës së tij sot.

“Më vjen keq, të paktën të mos humbnim. Nuk patëm shumë raste, por e kontrolluam lojën. Nuk ndikoi lodhja, por gabuam në momente të veçanta, që i shfrytëzoi Tirana. Ata u munduan të jetë të kujdesshëm dhe të shfrytëzojnë gabimet tona. Nwabueze? Është e vështirë të luash patë.

Harmon u mundua, por ishte konfuz dhe nuk rrezikuam shumë. Tirana u mbrojt shumë mirë. Të marrim frymë pas kësaj humbje sepse jemi ngarkuar shumë në këtë periudhë. Hoqa Selmanin prej kartonit të verdhë sepse kisha frikë.

Aktivizova Kërçikun në krahun e djathtë për t’i dhënë më shumë mundësi në sulm Markut. Ndeshja e Kupës ishte shumë shpejt, por nga ana fizike mendova të ishim më keq dhe e përballuam mirë. Kishim përballë skuadrën kampione dhe kanë edhe lojtarë cilësorë.

Kupa është histori tjetër, me të takohemi më 14 prill. Jemi aty, do luftojmë deri në fund. Specialistë të gjykimit, që janë ustallarë bien ndesh me mendimet e veta. Kjo ndikon në pjesën që janë shumë studio televizive dhe bëhet pak lëmsh”, u shpreh Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!