Autori Kujtim Dedeli në “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, foli për librin dhe studimin përkushtuar historisë për Dodonën dhe Epirin.
Gjatë intervistës ai theksoi se Dodona nuk është në mal të Tomorrit dhe as në Këlcyrë, por sipas tij vendndodhja e Dodonës është në Dishnicë të Përmetit.
“Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës. Jam i bindur se vendndodhja e Dodonës është në Dishnicë të Përmetit. Çamëria në kohët klasike shtrihej nga lumi Kalama deri në Prevezë. Përpara se të botoja librin kam bërë shumë studime historike edhe metoda shkencore. Sipas studimeve thuhet se autorët e antikitetit nuk kanë dhënë të dhëna të sakta. Autoritet e antikitetit e vendosin Dodonën në mes të Epirit. Tempulli i Dodonës është pjesë e qytetit. Përkatësia etnike e Dodonës është pellazgo-ilire dhe s’ka lidhje me helenët”, ka treguar ai.
/abcnews.al/