E veja në Greqi vendos të shes vilën që i la bashkëshorti, çmimi është marramendës

schedule11:53 - 1 Janar, 2022

schedule 11:53 - 1 Janar, 2022

Katerina Panagopoulou një zonjë nga Greqia ka vendosur që të shes vilën e saj në Kavouri.

Vendimi i saj për të shitur vilën në Kavouri, një frymë larg detit, diskutohet shumë, jo për vlerën e padiskutueshme por për çmimin e kërkuar nga zonja Panagopoulou.

Një çmim që arrin në 150.000.000 euro për një shtëpi që katër vite më parë u legalizua me një rregullore të qeverisë së Alexis Tsipras , e cila ripërcaktoi vijën kufitare të bregdetit përballë shtëpisë së saj. Kur raporti u publikua në qershor 2019, ajo kishte deklaruar injorancë për rregulloren, duke theksuar se çështjen e vendbanimit e kishte rregulluar bashkëshorti i saj tashmë i ndjerë.

Çmimi nga shumëkush konsiderohet i “kripur”, megjithëse përfshin dy shtëpi në një sipërfaqe prej pesë hektarësh në zonën ndoshta më të shtrenjtë të rivierës athinase, Kavouri. Po, pamja është befasuese, po deti është një frymë larg. Mes ajrit të pastër dhe privatësia, por 150,000,000 konsiderohet shumë, e pamundur për shumë për t’u dhënë.

Megjithatë, diçka që duket se nuk e shqetëson zonjën Panagopoulou, e cila nuk tërhiqet nga çmimi që ka vendosur dhe sipas informacioneve ka refuzuar një ofertë blerjeje që ka arritur në 100.000.000 euro./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!