E veja e Navalny: Perëndimi nuk duhet të njohë zgjedhjet ruse

schedule14:52 - 13 Mars, 2024

schedule 14:52 - 13 Mars, 2024

E veja e Alexei Navalny tha se Vladimir Putin nuk është një politikan, por një “gangster”, fitorja e sigurt e të cilit në zgjedhje nuk duhet të njihet nga askush ndërkombëtarisht.

Në një intervistë për “The Washington Post”, Yulia Navalnya tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte punën e burrit të saj të ndjerë, i cili tha se u vra me urdhër të Putinit.

Ajo e përshkroi presidentin rus si “udhëheqës të një një grupi mafioz” që shijon dhunën dhe luksin.

“Putini nuk është politikan, ai është një gangster. Alexei Navalny u bë i famshëm në Rusi dhe i urryer nga Putini pikërisht sepse, që nga fillimi i fushatës së tij, ai e përshkroi hapur Putinin dhe aleatët e tij si gangsterë që kishin kapur dhe përdorur pushtetin vetëm për pasurimin dhe ambiciet e tyre personale”, tha Navalnaya.

Ajo më pas vuri në pikëpyetje pse vendet demokratike vazhduan të njohin udhëheqjen e një njeriu që kishte manipuluar zgjedhjet, heshti kritikët e tij dhe “filloi një luftë të përgjakshme në Europë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!