E veçantë: Prindërit tifozë të dy yjeve francez i vendosin fëmijës së tyre emrin Grizman-Mbappe

schedule11:13 - 4 Janar, 2022

schedule 11:13 - 4 Janar, 2022

Shumë shpesh kemi parë që të ndodhin gjëra të veçanta në futboll por jo vetëm. Duke qenë futbolli sporti më i dashur për tifozët nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Shumë fëmijë të porsalindur iu është vendosur emri i yjeve të futbollit botërorë dhe kjo për shkak se familjarët e tyre janë tifozët e lojtarëve.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Atakama të Kilit ku një foshnje e sapolindur është quajtur Grizman-Mbape, ku është dhe fëmija i parë për vitin 2022 në atë zonë.

Prindërit me origjinë boliviane janë tifozë të dy lojtarëve francez dhe në këtë mënyrë kanë vendosur që djalit të tyre t’i vendosin një emër të veçantë duke bashkuar emrat e Greizman dhe Mbappesë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!