“E vë veten në vend të Barçës, s’flas për Messin”, Herrera kundër PSG

schedule11:57 - 9 Shkurt, 2021

schedule 11:57 - 9 Shkurt, 2021

Kontrata e Leo Messit me Barcelonën përfundon në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij te Barcelona është seriozisht në rrezik, pasi kërkoi largimin në verën e shkuar.

PSG është klubi që e ka shprehur më qartë se të gjithë dëshirën për të afruar Messin, teksa katalanasit nga ana e tyre e kanë quajtur mungesë respekti të folurin e drejtorit Leonardo dhe lojtarëve të tjerë për dëshirën e ardhjes së Messit në Paris.

 

Ander Herrera, mesfushori i PSG, është pyetur gjithashtu në lidhje me ardhjen e mundshme të Messit. Spanjolli del totalisht jashtë trendit të klubit, madje i kundërshton në njëfarë mënyrë kur shprehet: “Nuk është një strategji sepse siç e shihni unë do të flas për të. Unë respektoj veprimin e çdokujt, por edhe e vë veten në vendin e klubit ku luan Messi.

Po të isha te Barcelona, ​​nuk do të kënaqesha nëse do të flisnin për Messin. Nuk mendoj se është mosrespekt, por nuk do ta bëj, futbollistët janë në buzët e të gjithëve dhe është logjike dhe e kuptueshme, por unë nuk do ta bëj.

 

Vitin e kaluar dhe këtë aktualin kam para një impenjim maksimimal dhe uri të madhe të Neymar. Ai dëshiron të fitojë të gjithë titujt e mundshëm.

Mendoj se ai ka marrë qartë flamurin e projektit, ai është një udhëheqës natyral. Kylian (Mbappe) do të jetë një nga më të mirët e dekadën e ardhshme, ne nuk duhet ta detyrojmë atë të jetë lideri i ekipit”, tha Herrera ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!