“E vazhdoj unë tani”, zgjohet McGregor: Respekte Khabib, për ty e babanë!

schedule23:46 - 24 Tetor, 2020

schedule 23:46 - 24 Tetor, 2020

Khabib Nurmagomedov largohet si kampion. Dy raunde iu deshën për t’u konfirmuar kampion në MMA, në eventin UFC254, teksa mposhti Justin Gaethje. Sigurisht përdori armën e tij më të fortë, mundjen.

Pas ndeshjes Khabib zyrtarizoi pensionimin nga MMA me fjalë zemre: “Kjo ishte ndeshja ime e fundit. Nuk ka asnjë shans që të rikthehem pa babanë tim këtu”. Përgëzimet për Khabib kanë qenë të shumta, madje edhe nga Conor McGregor.

Rivali i tij më i ashpër ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter dhe shkruan: “Paraqitje e mirë Khabib. Tani do vazhdoj unë. Respekt dhe ngushëllime edhe për babanë tuaj sërish. Respekt për ju dhe familjen tuaj. I juaj sinqerisht, Mcgregor”. /abcnews.al