Statuja e Zlatan Ibrahimovic në Malmo të Suedisë është sulmuar sërish. Kjo statujë e gjigantit suedez, është sulmuar 3 herë deri më tani, edhe pse ka më pak se katër muaj që është ndërtuar. Fillimisht, statuja e yllit suedez u sulmua kur ky i fundit bëri zyrtare blerjen e tij të disa aksioneve të klubit rival të Malmos, Hammarby.
Më pas, statuja e sulmuesit u sulmua nga disa tifozë, të cilët i vendosën edhe letra higjienike në pjesën e kokës dhe një pjesë të tualetit në krah. Veprime të turpshme këto, por tifozët nuk janë ndalur sërish. Sot, kanë vendosur t’i presin hundën, duke e lënë statujën e Ibrahimovic me një vrimë të madhe në mes të fytyrës./abcnews.al