E trishtë nga Gjermania/ Tifozi gjendet i pajetë në grumbullimin e ekipit të Schalke

schedule17:17 - 14 Korrik, 2022

schedule 17:17 - 14 Korrik, 2022

Një ngjarje aspak e zakontë dhe shumë e trishtë vjen nga Gjermania, ku një tifoz është gjendur i pajetë në grumbullimin e skuadrës së Schalke.

Ngjarja ka ndodhur në Mittersill, ku ekipi gjerman po kryen edhe përgatitjet për sezonin e ri.

Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman në një komunikatë zyrtare, duke i shprehur ngushëllime dhe solidaritet familjes. Mbeten për t’u sqaruar arsyet e vdekjes.

Tifozi është gjetur i pajetë në National Park Center, ku Schalke ka prezantuar të mërkurën sponsorin e ri kryesor të ekipit MeinAuto.de.

Siç ka bërë të ditur Bild, tifozi ka qenë i sëmurë më parë dhe të mërkurën ka ndjekur miqësoren e klubit kundër Salernitana-s,e mbyllur 0-0.

I ndjeri shkonte prej disa vitesh në fushat e stërvitjes për të mbështetur klubin e tij. 50-vjeçari ka shkuar vetëm në Mittersill, familja e tij duhej të bashkohej me të në mëngjes.

Futbollistët e skuadrës dhe tifozët e pranishëm në stadium e kanë nderuar tifozin e ndarë nga jeta duke mbajtur një minutë heshtje. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!