E trishtë, Covid-19 i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor të Tiranës

schedule12:29 - 27 Tetor, 2020

schedule 12:29 - 27 Tetor, 2020

Covid-19 i merr jetën specialistes së promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës Mimoza Zoraqi.  Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Manastirliu thotë Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.  Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!