Drithërues është imazhi më e fundit që po qarkullon nga Ukraina. Në një foto të publikuar nga mediat e huaja shihet teksa babai është ulur pranë trupit të djalit të tij 11-vjeçar, i cili u vra në një sulm ushtarak rus në qytetin ukrainas Chaplyne, që ndodhet në rajonin Dnipro të Ukrainës lindore.
Rusët sulmuan dje me raketa një tren pasagjerësh, duke lënë të vdekur 25 persona. Me viktima është edhe djali 11-vjeçar. Ndërkohë, sipas të dhënave kanë mbetur të plagosur 50 persona.
Ukraina ishte përgatitur për sulme të rënda në mbarë vendin ditën e djeshme kur shënoi shpalljen e saj të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në 1991. /abcnews.al