E torturuan, e vranë dhe e hodhën në liqen, flet vëllai i Fridman Xhaferrajt: Ishte nisur për në Greqi

schedule11:31 - 17 Qershor, 2021

schedule 11:31 - 17 Qershor, 2021

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit, Fridman Xhaferraj.

Lexo edhe: E torturuan, pastaj e vranë dhe e hodhën në rezervuar, policia zbulon detaje rrëqethëse nga vdekja e 26-vjeçarit

Mësohet se në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur.

I vëllai i viktimës, ka deklaruar për policinë se 26-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë.

Ndërkohë dyshohet se 26-vjeçari është vrarë për larje hesapesh. Gjithashtu shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e mëparshme të viktimës.

Kujtojmë se kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar fillimisht policisë për trupin e viktimës së gjendur në rezervuar.

Pas verifikimeve mjekësia ligjore zbuloi se para se të vritej dhe të hidhej në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 26-vjeçari Fridman Xhaferraj, nga  Plugu i Lushnjes është masakruar me sende të forta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të cilit i kanë sjellë edhe vdekjen.

Viktima dhe autorët e dyshuar njiheshin më parë, ndërsa zbardhja e tabuletave të celularit ka çuar në identifikimin e tyre. Konkretisht Lulzim Spahijan dhe një tjetër 26-vjeçar./i.k/abcnews.al/