“E tmerrshme, dua të qaj”, këngëtarja e njohur tregon se është shtatzënë për herë të parë

schedule14:56 - 5 Tetor, 2020

schedule 14:56 - 5 Tetor, 2020

Këngëtarja e njohur, Joss Stone është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 33-vjeçarja, teksa fliste në “A Cuppa Happy”.

“Gjeni çfarë? Do të bëhem me fëmijë. Jam shumë e lumtur që po bëj lajmin e ëmbël publik me ju, sepse nuk njoh shumë gra shtatzëna.

Jam në javën e 17-të të shtatzënisë dhe thjesht ndalova së qeni e sëmurë gjithë kohën”, tha ajo.

Sakaq, Joss gjithashtu pranoi se ideja e lindjes “e tmerron” atë.

“I dashuri im më thotë vazhdimisht: “Dhimbja është e përkohshme”.

O Zoti im, është e tmerrshme! Unë dua të qaj. U zgjova në mes të natës rastësisht dhe mendova: “O zot, unë jam vërtet e frikësuar”.

Kujtojmë që Stone më parë ka qenë në lidhje me këngëtarë të tjerë, por theksoi se para partnerit të saj actual, Cody ajo ‘nuk mund të gjente një burrë’. l.k/abcnews.al