E thotë vetë mesfushori, zyrtarizohet largimi i radhës nga Partizani

schedule11:34 - 22 Qershor, 2021

schedule 11:34 - 22 Qershor, 2021

Rron Broja nuk ka gjetur akordin me drejtuesit për rinovimin dhe ka vendosur të largohet pas përfundimit të kontratës. Lajmin e bën të ditur vetë mesfushori, që siç ndodh zakonishrt në lamtumira, ka falënderime për gjithë klubin.

POSTIMI I MESFUSHORIT NË RRJETET SOCIALE – Dua të njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Partizani. I falënderoj të gjithë, duke nisur nga presidenti, drejtori, trajerët, shokët e skuadrës dhe gjithë stafin e klubit, me të cilët kemi punuar së bashku në këto dy vite.

 

Gjithashtu një falënderim i veçante për tifozët Ultras Guerrils për mbështetjen e tyre në çdo moment”, shkruan mesfushori. Broja ishte pjesë e Partizanit në dy sezone, ku mundi të jetë titullar stabël dhe të ndihmojë ekipin në shumicën e ndeshjeve.

Ai fitoi Super Kupën e Shqipërisë me Partizanin, ku erdhi nga Shkupi në kampionatin maqedonas. Në dy vite me Partizanin, Broja zbriti në fushë në plot 69 ndeshje në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al