Përveç debateve mes vajzave apo mes tyre dhe jurise, kësaj radhe kemi pasur dhe debat mes anëtareve të jurisë. Bëhet fjalë për Miranda Dupin dhe Sara Kolamin. Kjo e fundit është shprehur se sipas saj Miranda e ka tepruar me pikët.
Por Miranda ka mbrojtur vlerësimin e saj duke u shprehur se nuk mund të ulte pikë vetëm për një xhaketë që do e donte më oversized apo për ndonjë detaj tjetër të vogël.
Edhe konkurentet që kishin stiluar njëra-tjetrën shfaqën një pakënaqësi nga Sara kur ajo iu shpreh kështu Mirandës, duke qenë se edhe vetë konkurentet kërkonin më shumë shpjegime për komentet e Sarës. /abcnews.al