E surprizoi në mënyrën më të bukur, Dafina Zeqiri ka dy fjalë për Dj Geek

schedule18:42 - 18 Prill, 2021

schedule 18:42 - 18 Prill, 2021

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Dj Geek po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të dashurisë. Pak ditë më parë, këngëtarja festoi ditëlindjen, ku u surprizua në mënyrën më të këndshme nga DJ. Geek i kishte organizuar një festë pas mesnate dhe këngëtarja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Ata udhëtuan drejt jugut të Shqipërisë për të festuar këtë ditë të shënuar për të nga ku dhe ndanë momente në rrjete sociale, Mirëpo, kjo surprizë mbetet speciale për divën e muzikës pasi së fundmi ka publikuar një video, krahas së cilës ka shprehur falenderimet për të dashurin e saj.

 

 

“Shumë faleminderit për këtë udhëtim dhe surprizë të paharrueshme e të mrekullueshme. Të dua”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares ishte mjaft domethënës për të. “Duro” u prit shumë mirë dhe për vmesazhin që përcillte ndaj individëve me probleme të shëndetit mendor. /abcnews.al