E sulmoi për këngën e re, Gjira reagon sërish ndaj Melinda Ademit

schedule15:19 - 2 Qershor, 2021

schedule 15:19 - 2 Qershor, 2021

Gjira ka reaguar pas deklaratës që bëri ndaj Melinda Ademit lidhur me këngën e saj të re. Reperja kritikonte Ademin për veshjen provokative vetëm pak muaj pasi e ëma ndërroi jetë nga kanceri. Pas bujës që bëri në media, Gjira është shprehur se janë sqaruar privatisht me njëra-tjetrën.

LEXO EDHE: Reperja shqiptare sulmon Melinda Ademin: Në Mars i vdiq nëna, në maj del dhe përdridhet

“Kuuuu çka shkaktoj ky status…paramendo çka kish ndodh me bo unë hala muzikë. Meqë ra fjala: e sqaruam privat prandaj e shlyva po kjo nuk do të thotë që ndrovva mendjen…Besoj që gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nanë që jam vet, u habita shumë nga ky gjest të shpejt..

Sidoqoftë..ka raste në jetë ku është okay mos mu shit cool…në këtë botën virtuale po dojna me çdo kusht mu dok “të palëndum”…Preferoj realitetin. Muzika osht për OPINION…Shyqyr që se kemi të gjithë të njëjtën”, ka shkruar ajo. /Abcnews.al