Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E sulmoi në krah, 8 vjeçari “hakmerret” dhe kafshon kobrën

schedule18:58 - 4 Nëntor, 2022

schedule 18:58 - 4 Nëntor, 2022

Një djalë tetë vjeçar nga India kafshoi për vdekje një gjarpër kobra pasi iu mbështoll rreth dorës. Djali i quajtur Deepak u kafshua nga një kobër helmuese ndërsa po luante në oborrin e shtëpisë së tij. “Gjarpri mu mbështjell rreth dorës dhe më kafshoi. Kisha dhimbje të mëdha.

Duke qenë se zvarraniku nuk lëvizi kur u përpoqa ta shkundja, e kafshova fort dy herë. Gjithçka ndodhi menjëherë”, tha ai për mediat lokale. Familjarët e dërguan me shpejtësi në një qendër shëndetësore por mjekët zbuluan se kishte qenë një “kafshim i thatë”, dhe kobra nuk kishte lëshuar helm.

“Deepak nuk tregoi asnjë simptomë dhe u shërua shpejt për shkak të kafshimit të thatë kur gjarpri helmues godet, por asnjë helm nuk lëshohet”, tha një ekspert për New Indian Express. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!