Thuajse cdo ditë mediat britanike raportojnë raste të arrestimeve të shqiptarëve që kanë kthyer shtëpitë në ferma kanabisi. Një tjetër shqiptar është arrestuar në Darwen. Në shtëpinë fermë u gjetën 300 bimë të kultivuara.
Një zyrtar britanik tha se rasti u zbulua pas denoncimit të qytetarëve. “Pas mbërritjes, një numër personash vrapuan nga shtëpia duke u larguar.
Njëri u arrestua pasi u hodh nga një dritare e katit të parë, por pas një ndjekje të shkurtër policore u prangos. Ne do të dëshironim të falënderonim komunitetin për ndihmën e tyre të vazhdueshme.
Ky është krim i organizuar, që të çon në kriminalitet, dhunë dhe dëmtim të shëndetit. Ne do të vazhdojmë të marrim masa dhe t’i sjellim ata që janë të përfshirë para drejtësisë” tha ai./ db/Abcnews.al