E shoqja dyshohet t’i ketë vrarë tre vajzat, flet Daskalakis: Georgina po thërriste “mos ma merr motrën”

schedule21:37 - 8 Prill, 2022

schedule 21:37 - 8 Prill, 2022

Manos Daskalakis ka dhënë në polici detaje rreth marrëdhënies së tij me Roula Pispirigou dhe rrethanat e vdekjes së Irisit në dëshminë e tij. Sipas asaj që transmeton STAR, Daskalakis ka konfirmuar se nëna e tre fëmijëve e kishte tradhtuar dhe se kjo ishte arsyeja se përse ishte larguar nga shtëpia.

“U largova nga shtëpia sepse mora vesh se gruaja ime kishte gjetur një burrë tjetër, gjë të cilën ajo ma konfirmoi.”

Më pas ai ka treguar se pasi vajza e vogël Iris ishte bërë keq, ai e kishte gjetur partneren e tij duke i bërë masazh kardiak për ta sjellë në jetë. Siç thotë ai, ka dëgjuar Georginën duke bërtitur “mos ma merr motrën” dhe Roulën duke bërtitur “Nuk të lë të largohesh.”

“Ndërsa nxitova për të ndihmuar Roulën, e kapa Irisin nga këmbët dhe ishte ngrirë dhe më pas erdhi ambulanca. Fëmija ynë u mor me ambulancë, vazhduan përpjekjet për ta kthyer foshnjën në ambulancë dhe pas 2-3 minutash u nisëm për në spital”, tha ai në dëshminë e tij. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!