E shkuara si ish-shef krimesh penalizon kryebashkiakun e Libohovës/ Leonard Hide do të gjykohet në GJKKO

schedule15:59 - 29 Mars, 2024

schedule 15:59 - 29 Mars, 2024

Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide do të gjykohet në GJKKO.

Në seancën e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qëndrojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të kthehet në Gjirokastër, siç ishte kërkesa e disa avokateve.

Megjithatë prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai konstatoi pavlefshmërinë e disa akteve. Hide akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur mbante detyrën e shefit të krimeve në komisariatin e policisë Gjirokastër, lidhur me kultivimin e kanabisit.

Hetimi u krye nga ish-shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave dhe prokuroria Gjirokastër. Hide u zgjodh kryebashkiak i PS ne zgjedhjet lokale te 14 majit vitin e kaluar.

/abcnews.al/