Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhelozi recidivist/ Kishte vrarë nga xhelozia në 2011. Sapo kishte dalë nga burgu

schedule10:30 - 23 Maj, 2024

schedule 10:30 - 23 Maj, 2024

Efektivët e komisariatit nr.4 në Tiranë, arrestuan orët e para të mëngjesit të së enjtes një 52-vjeçar, për shkak se ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjecare.

ABCNews, mëson se i arrestuari është Jakup Shahu, me precedent të mëparshëm penal. Sipas policisë rreth orës 2:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonin në rrugën “Xhanfize Keko” Jakup Shahu është konfliktuar me bashkëshorten e tij 46-vjeçare dhe e ka qëlluar disa herë me thikë në pjesën e qafës dhe në trup, duke I shkaktuar dëmtime të rënda. Pas krimit Jakup Shahu, mblodhi rrobat dhe tentoi të largohej duke e lënë bashkëshorten në dysheme. Kanë qenë fqinjët ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar policinë.

Shkak I konfliktit në familje sipas policisë është bërë xhelozia që kishte autori 52-vjeçar ndaj bashkëshortes së tij.

52-vjeçari Jakup Shahu, rezulton i dënuar me 13 vite burg, për shkak se në vitin 2011, u akuzua për vrasjen e një personi. Edhe në atë kohë shkak I konflikit u bë xhelozia, pasi I ndjeri dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhëtonte me Jakup Shahun.

Pas kreu dënimin dhe u lirua, Jakup Shahu, nuk hoqi dorë nga dhuna ndëj bashkëshortes së tij, e cila më herët ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Rreth 6 muaj më parë, Jakup Shahu, u arrestua nga policia por gjykata e Tiranës mësohet se e la të lirë, duke bërë vetëm 3 ditë burg.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa fqinjët jashtë kamerave  shprehen se bashkëshortja 46-vjeçare kërcënohej dhe dhunohej sistematikisht nga Jakup Shahu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!