Një demo e këngëve të regjistruara nga Ed Sheeran kur ishte vetëm 13 vjeç kanë dalë në ankand. Shitësja aktuale i bleu regjistrimet nga nëna e këngëtarit në qytetin Framlingham, Suffolk në vitin 2005.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, bleu fillimisht koleksionin e këngëve të dashurisë “Spinning Man” sepse dëshironte të mbështeste muzikantët e zonës. Demoja u regjistrua kur Sheeran ishte vetëm 13 vjeç dhe del në ankand më 24 Nëntor në Omega Auctions.
Demoja do të shitet së bashku me një kopje të CD-së së dytë të Sheeran “The Orange Room” që u publikua nga kantautori në vitin 2005. Të dyja CD-të pritet të kapin vlerën e 20.000 paundëve.
Një kopje tjetër e “Spinning Man” kapi së fundmi 50,000 £ në Omega Auctions. Kujtojmë gjithashtu që një nga pikturat e këngëtarit u shit së fundmi për 40.000 £ në një ankand bamirësie me qëllim ndërtimin e një këndi lojrash për fëmijët me aftësi të kufizuara. /abcnews.al