E shkatërruar nga lufta, Ukraina rrezikon të kthehet në vatra infeksioni dhe epidemish

schedule09:35 - 1 Shtator, 2022

schedule 09:35 - 1 Shtator, 2022

Nga Shannon Kellman, Foreign Policy

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Ukraina, përveç një lufte me Rusinë, po përballet edhe me një epidemi të HIV. Që nga viti 2021, vlerësohet se rreth 240,000 ukrainas janë pozitiv me HIV, 100,000 prej tyre jetojnë në rajone të prekura tani nga luftimet.

Vendi ka gjithashtu një nga nivelet më të larta në botë të tuberkulozit (TB), një infeksion respirator që, para COVID-19, shkaktoi më shumë viktima se çdo sëmundje tjetër infektive.

Gjërat janë aq të këqija sa përpara pushtimit të Rusisë në shkurt, Ukraina kishte barrën më të lartë për frymë të HIV dhe tuberkulozit në Europë. Mjekimi mund të trajtojë dhe parandalojë transmetimin e të dyja sëmundjeve, por qindra mijëra njerëz në mbarë botën vazhdojnë të vdesin prej tyre çdo vit, kryesisht për shkak të mungesës së aksesit në para ose kujdes mjekësor, raporton abcnews.al.

Lufta e Rusisë në Ukrainë – e cila së fundmi shënoi gjashtë muaj ka përmbysur jetën e përditshme në të gjithë vendin dhe rrezikon të pengojë aksesin e pacientëve ndaj ilaçeve për HIV dhe tuberkulozit.

Që nga fundi i shkurtit, kërkesa për ilaçe  për HIV është rritur deri në 300% në disa pjesë të Ukrainës perëndimore dhe kërkesa për ilaçe kundër tuberkulozit ka ndjekur një model të ngjashëm pasi miliona civilë po largohen nga zonat e konfliktit në lindje dhe po kërkojnë për shërbime të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin.

Polonia dhe Moldavia fqinje po përballen gjithashtu me probleme pasi sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor  po punojnë për të ofruar kujdes shëndetësor për refugjatët ukrainas.

Por deri më tani, një kuadër i organizatave ukrainase dhe ndërkombëtare kanë qenë në gjendje të mbajnë në kontroll HIV dhe tuberkulozin në të gjithë Ukrainën duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion – internetin, klinikat celulare dhe madje edhe autokolonat me furgona  për të ndihmuar pacientët në nevojë.

Sigurisht, këto shërbime janë vetëm një pjesë e paketës më të gjerë të shërbimeve të shëndetit fizik dhe mendor që kërkojnë ukrainasit. Por qëndrueshmëria e kujdesit për HIV dhe tuberkulozit është një fitore domethënëse, duke u dhënë mësime atyre që kërkojnë të mbrojnë shëndetin në kohë krizash diku tjetër.

Ndonjëherë, kjo është punë e rrezikshme. New York Times ka raportuar për përpjekjet e një organizate joqeveritare ukrainase, Aleancës për Shëndetin Publik, për të çuar autokolonat e ndihmave humanitare në zonat e prekura nga konflikti, ndërkohë që rrezikojnë të jenë në shënjestër nga trupat ruse.

Autokolona prej 15 automjetesh ka transportuar më shumë se 340 tonë mallra që nga fillimi i luftës, duke përfshirë ilaçe për HIV dhe tuberkulozin. Por rreziqet janë të mëdha, pasi ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se ka pasur 869 sulme  në objektet e kujdesit shëndetësor që nga 24 korriku, me 123 objekte të shkatërruara plotësisht, 18 punonjës shëndetësorë të vrarë dhe më shumë se 50 të plagosur.

Pavarësisht numrit të zymtë, Ministria e Shëndetësisë dhe grupet si Aleanca për Shëndetin Publik po bëjnë përpjekje për të siguruar që furnizimi të vazhdojë. Një mbështetës kryesor i kësaj  ka qenë Fondi Global për Luftën kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries, një organizatë ndërkombëtare që financon organizatat joqeveritare në mbarë botën—si Aleanca e Ukrainës për Shëndetin Publik dhe i ndihmon ato të ofrojnë testime, trajtime,  dhe shërbime mbështetëse për personat e prekur nga këto sëmundje.

Programet e Fondit Global janë hartuar dhe menaxhuar nga komitete brenda vendit të përbëra nga njerëz që jetojnë me HIV dhe tuberkuloz, organizata joqeveritare lokale, donatorë ndërkombëtarë dhe (në këtë rast) qeveria e Ukrainës.

Këta palë të interesuara votojnë bashkërisht për propozimet dhe zbatojnë grantet. Ky model i qeverisjes me shumë palë është i barabartë dhe efektiv. Ukrainasit që jetojnë me HIV dhe tuberkuloz kanë mungesë në trajtimit. Kjo është po aq e vërtetë në luftë ashtu edhe në kohë paqeje, raporton abcnews.al.

Monitorimi i komunitetit dhe shpërndarja e përgjegjshme e fondeve ka bërë që  të mos raportohet asnjë mungesë e ilaçeve për HIV  në Ukrainë gjysmë viti pas pushtimit rus.

Programet e udhëhequra nga komuniteti kanë qenë gjithashtu kritike për adresimin e nevojave të shëndetit fizik dhe mendor të ukrainasve. Tarifa psikologjike e luftës ka qenë e madhe, veçanërisht për gratë që janë përdhunuar dhe dhunuar.

Organizatat e udhëhequra nga komuniteti – të tilla si “Gratë Pozitive me Hiv”, një organizatë që u shërben grave ukrainaseme HIV ofrojnë këshilla psikologjike dhe shërbime mbështetëse për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe anëtarë të tjerë të komunitetit.

Elasticiteti i jashtëzakonshëm i ofrimit të kujdesit për HIV dhe turbekuloz në Ukrainë edhe në mes të një lufte brutale ofron tre mësime kyçe për donatorët ndërkombëtarë se si duhet të menaxhohet kujdesi shëndetësor dhe ndihma e huaj në kohë krizash në mbarë botën.

Së pari, një qasje e drejtuar nga komuniteti ndaj kujdesit shëndetësor është e domosdoshme, pasi njerëzit që jetojnë dhe trajtojnë një sëmundje i dinë nevojat dhe sfidat e tyre më mirë se kushdo tjetër. Kjo është veçanërisht e vërtetë në raste urgjente, kur janë të garantuara që të lindin pengesa të reja dhe të paparashikueshme për kujdesin.

Shoqëria civile dhe grupet e komunitetit duhet të kenë fuqinë vendimmarrëse në të gjitha programet shëndetësore globale, dhe besimi dhe marrëdhëniet me komunitetet lokale duhet të konsiderohen si një komponent kyç i gatishmërisë ndaj pandemisë për ata që kërkojnë të ndërtojnë dhe mbështesin sisteme shëndetësore elastike dhe të qëndrueshme, raporton abcnews.al.

Së dyti, investimet afatgjata në kujdesin shëndetësor të udhëhequr nga komuniteti ndërtojnë kapacitetet thelbësore për adresimin e nevojave shëndetësore në kohë krizash.

Fondi Global siguroi 15 milionë dollarë për grupet lokale në Ukrainë kur shpërtheu lufta, duke u mbështetur në më shumë se 850 milionë dollarë që organizata ka investuar në vend për të forcuar sistemin e saj shëndetësor gjatë 20 viteve të fundit. Ai gjithashtu bazohet në 15 miliardë dollarët që Fondi Global ka investuar në zonat e konfliktit dhe mjedise të tjera të ashtuquajtura sfiduese operative që nga themelimi i tij në 2002, duke përbërë rreth 30 përqind të investimeve të tij gjatë 20 viteve të fundit.

Organizata financohet nga më shumë se 100 donatorë qeveritarë, sektori privat dhe fondacione publike dhe private.

Në kohë krize, ka shumë pak kohë për të ndërtuar një përgjigje të shëndetit publik nga e para. Në vend të kësaj, si reaguesit ndërkombëtarë ashtu edhe ata vendorë duhet të mbështeten në institucionet, rrjetet dhe teknologjitë e ndërtuara gjatë viteve dhe dekadave të mëparshme—qoftë kjo për të gjurmuar të dhënat e variantit COVID-19, për të zhvilluar një vaksinë COVID-19 ose për të menaxhuar sëmundjet vdekjeprurëse infektive gjatë një lufte.

Së fundmi, marrëdhëniet e qëndrueshme midis ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe popullatave të cilave u shërbejnë, si dhe ekspertiza lokale, specifike për sëmundjet janë kritike për një reagim të shpejtë efektiv ndaj krizës.

Në një krizë, vonesat burokratike mund të jenë vdekjeprurëse. Fondi Global, nga ana e tij, përdori marrëdhëniet e tij ekzistuese me qeverinë ukrainase, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në Ukrainë për të lëvizur shpejt paratë gjatë pushtimit të Rusisë në shkurt  duke përparuar nga planifikimi në miratimin e financimit për të përshtatur kujdesin ndaj HIV dhe TB brenda pesë ditëve.

Në vazhdim, qeveritë dhe donatorët duhet të vazhdojnë të hartojnë strategji se si të përgatiten për emergjencat shëndetësore, qofshin ato pandemi të frymëmarrjes apo konflikte ndërshtetërore.

Siç tregon reagimi ndaj HIV-it dhe tuberkulozit gjatë luftës së vazhdueshme në Ukrainë, nuk ka asnjë vijë konkrete që të ndajë përgjigjet ndaj sfidave shëndetësore në situata krize dhe konflikti.

Gjatë konflikteve, një përkushtim ndaj programimit të udhëhequr nga komuniteti, investimeve afatgjata dhe përshtatshmërisë do të jenë çelësi për të siguruar gatishmëri ndaj krizave dhe mbrojtjen e shëndetit  si për sot ashtu edhe për nesër, në Ukrainë dhe më gjerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!