Ilir Halili e pranon se është e vështirë të punosh në Shqipëri. Ai kryesisht operon në vendet arabe dhe sigurisht aspekti financiar ka ndikimin e vet. Në emisionin “Pressing” në ABC News ai është bërë pjesë e diskutimit për punën me moshat në Shqipëri dhe në rajon.
“Sllovenia nuk ka ndonjë nivel më të lartë. Thjesht kanë një organizim më të mirë të akademive. Kampionati kroat prodhon më së shumti lojtarë në Ballkan, së bashku me Serbinë. Ka paragjykim për futbollin shqiptar. Çekiçin e mbaj mend te Lokomotiva dhe Dinamo. Ka lojtarë, por politikat e klubeve janë të gabuara”, u shpreh Halili.

Më tej ai shtoi: “Nuk para punoj me kampionatin shqiptar. Punoj në vendet arabe, në vendet aziatike. Vështirësitë janë të mëdha këtu, ka mungesë serioziteti. Një trajneri kampion, disa vite më parë i ofrova një top lojtar për këtu. Atëherë ishte te Olimpija Ljubjana. Ma kërkuan në provë lojtarin. E shita për 1.2 milionë dollarë në Dubai. Iku më pas, por në Arabi kështu bëjnë. Ai ka luajtur kundër atij ekipi dhe ishte më i miri në fushë”.
“Transferimet e shqiptarëve? Memellin në vitin 2010 e kam çuar në Arabi dhe doli në tre shënuesit më të mirë. Gilmanin e kam çuar, kur u ambientua atëherë vendosën që ta hiqnin. Kam çuar Gegën në Kuvajt dhe Daliç në Arabi. Në Kuvajt nuk u bë e mundur marrëveshja me Gegën për disa detaje të kota. Nuk është e lehtë t’i çosh lojtarët nga këtu në Arabinë Saudite, pasi niveli është i përafërt me kampionatin turk. Është nga kampionatet më të forta në Azi”, u shpreh Halili. /abcnews.al

