E shiste deri në 300 euro, me klientët komunikonte në rrjete sociale/ Ky është i riu që siguronte ‘kanabis llampë’ nga Kanadaja

schedule10:57 - 16 Shtator, 2023

schedule 10:57 - 16 Shtator, 2023

Një nga personat që do të njihet këtë të shtunë me masën e sigurisë është edhe i arrestuari Elgert Gjoni. Nga hetimet ka rezultuar se ai është personi që siguronte kanabis llambe nga Kanada.

I riu është mbajtur për muaj me radhë në vëzhgim nga agjentët e antidrogës, madje është përgjuar, si i janë bërë blerje të stimuluara për të faktuar aktivitetin e tij të shpërndarjes së drogës.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se sipas përgjimeve, ka rezultuar se një dozë të lëndës narkotike që ai sillte nga Kanadaja me postë e shiste deri në 300 euro.

Mësohet se i arrestuari Elgert Gjoni, bazën e kishte në zonën e Unazës së Re dhe përdorte Instagramin për të komunikuar me klientët e tij.

Në një nga rastet edhe agjenti i infiltruar ka komunikuar me të po në këtë rrjet social për t’i blerë dozën e kanabisit që ai sillte nga Kanadaja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!