E satirizuan, Erdogan: S’më dhimbset vetja, por Profeti

schedule11:34 - 28 Tetor, 2020

schedule 11:34 - 28 Tetor, 2020

Presidenti turk Erdogan i është përgjigjur karikaturës së fundit të revistës kontraverse franceze “Charlie Hebdo” gjatë një fjalimi sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të AKP.

Personalisht nuk ka nevojë t’u kthej përgjigje këtyre të pafytyrëve. Ajo që më dhemb më shumë është tallja që bëjnë me Profetin. Mërzitja më e madhe e imja është për këtë gjë. Nuk jam unë objekitivi i atyre, por vlerat që ne përfaqësojmë“, u shpreh Erdogan.

Dy ditë më parë, revista franceze botoi një karikaturë të Erdoganit me një grua të mbuluar gjysmë të zhveshur, gjë e cila ka sjellë mjaft reagime në Turqi. /abcnews.al