E rrallë, ylli i Liverpool në librin e rekordeve “Guinnes”

schedule21:17 - 16 Tetor, 2019

schedule 21:17 - 16 Tetor, 2019

Trent Alexander-Arnold ka zhvilluar një sezon fantastik një sezon më parë me Liverpool. Mbrojtësi i krahut ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe që dha një kontribut të madh në fitimin e Champions League.

Me “The Reds” ai ishte shumë pranë fitimit të titullit kampion, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe vlerësimet në aspektin personal për të. Me atë që ka bërë sezonin e shkuar, Trent Alexander-Arnold ia ka dalë të futet në librin e rekordeve Guinnes.

21-vjeçari u bë mbrojtësi i parë i cili në një sezon në Premier League dha 12 asiste. Futbollisti i Liverpool ka shpërndarë edhe foto me çmimin në rrjetet sociale.  “Si mundem t’ju asistoj? E shkëlqyeshme të mbaj një rekord në librin Guinnes”, shkruan Trent Alexander-Arnold. /abcnews.al