E rrallë/ Violinistja shqiptare bëhet koncertmaestre që në moshën 23-vjeçare: Goxha përgjegjësi

schedule10:29 - 9 Nëntor, 2023

schedule 10:29 - 9 Nëntor, 2023

Violinistja Laura Llozi ka bërë një rrëfim për karrierën e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Edhe pse vjen nga një familje artistësh, ajo ka pranuar që vetëm me punë ia del. Laura është koncertmaestre edhe pse është vetëm 23-vjeçare dhe këtë e konsideron një përgjegjësi shumë të madhe.

“Është goxha përgjegjësi. Është një punë që unë jam mësuar që ta bëj që përpara, pasi që në moshën 10-vjeçe unë kam luajtur në orkestër dhe kam luajtur si koncertmaestre me orkestra të ndryshme, si ajo Ballkanike me muzikantë nga gjithë Ballkani. Kështu që është një rol i vështirë, por që e bëj me shumë dëshirë”, tha ajo.

Më tej, Laura foli dhe për jetesën në Vjenë, ku dhe studion për violinë në një nga universitetet më të mira në botë.

“Ka goxha ndryshim Shqipëria me Vjenën, sidomos mentaliteti. Ne jemi njerëz shumë të ngrohtë, me shumë pasion, me shumë zjarr. Ndërkohë që atje është komplet e kundërta. Edhe në fillim ishte e vështirë që të përshtatesha, por them që ia dola dhe tani pres të marrë dhe titullin e unit të lartë që e do çdo violinist”, u shpreh ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!