E rrallë, pema krijon një pyll më vete, mbulon dy hektarë tokë

schedule19:48 - 15 Qershor, 2020

schedule 19:48 - 15 Qershor, 2020

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Brazil ku është zbuluar një pemë e cila mbulon dy hektarë tokë. Mediat e huaja bëjnë me dije se pema që është pjesë e librit “Guiness”, njihet ndryshe si pema më e madhe në botë.

Ajo zë një sipërfaqe prej 8,500 metrave katrorë, duke bërë të mundur që hapësira që zë të duket si një pyll i vogël.

Pema e njohur në portugalisht si ‘maior cajueiro do mundo’, ose ‘pema më e madhe shqeme në botë’ –ndodhet në Pirangi Do Norte, një plazh urban afër qytetit Natal.

Megjithatë ende nuk dihet se kur ishte mbjellur dhe nga kush, disa pohojnë që pema mund të jetë e vjetër rreth 1,000 vjet./abcnews.al