E rrallë, lojtari shqiptar firmos me dy klube të ndryshme brenda 11 ditëve

schedule21:37 - 25 Qershor, 2021

schedule 21:37 - 25 Qershor, 2021

Në harkun kohor të 11 ditëve, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ardit Demiri, është prezantuar në dy skuadra të ndryshime.

Fillimisht 20-vjeçari nënshkroi me skuadrën e Llapit në Kosovë, duke postuar dhe foto në rrjetet sociale me trajnerin Batatina.

11 ditë më pas, mesfushori është zyrtarizuar tek ekipi i Voskës, e cila militon në divizionin e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

 

Prezantimi te Llapi

Një veprim i çuditshëm ky nga ana e futbollistit, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet palëve apo ndonjë pakënaqësi që ka detyruar 20-vjeçarin të ndërpresë kontratën me skuadrën dardane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!