E rrallë: Lind në Kosovë “fëmija gjigant” me peshë 6,6 kg

schedule08:11 - 19 Tetor, 2021

schedule 08:11 - 19 Tetor, 2021

Një rast i rrallë është shënuar në Kosovë, pasi ka ardhur në jetë një foshnje me peshën 6.6 kg, duke u konsideruar si “fëmija gjigant”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, prindërit e bebushit, Alitcia Forsberg dhe Armend Caushi kanë treguar në momentin e parë që e panë në eko janë befasuar.

“Ne pamë madhësinë e bebes dhe na thanë që do të ishte 6 kg. Më pas po afronim drejt lindjes dhe na thanë që është shumë i madh bebi.

Bëmë sondën dhe na thanë që fëmija juaj do të ishte 6.6 kg dhe do duhet ta lindësh me mënyrë cezariane. Nuk kishte ndonjë rrezik, ndonjë komplikacion gjatë lindjes”, tha mamaja e bebushit, Eldon.

Nga ana tjetër, mjeku që e ka pritur të voglin, Naser Rufina ka deklaruar se ky rast është i pari në Kosovë me këtë peshë kaq të madhe.

“Ka pas lindje me peshë të madhe, po me këtë peshë është hera e parë. Fillimisht ka qenë e vështirë me identifiku pasi gruaja ka qenë obeze. Ka qenë e vështirë se këto lindje janë me rrezik si për foshnjen ashtu edhe për nënën”, tha mjeku./abcnews.al