Një statujë gjashtë metra me figurën e një femre që mund të përfaqësojë një grua elitare apo perëndeshë është gjetur nga fermerët, të cilët kanë gërmuar në toka agrumesh në bregdetin e Gjirit të Meksikës.
Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë u shpreh se është statuja e parë e këtij lloji që është gjetur në këtë rajon.
Statuja e gdhendur ka paruke të punuar dhe shenja që mund të datojë rreth vitit 1450 deri në 1521.
Zona ku u gjet nuk ishte e njohur si zonë arkeologjike dhe besohet se statuja prej guri mund të jetë lëvizur aty nga vendi origjinal ku ka qenë.
“Kjo mund të jetë një sundimtare, bazuar në pozicionin dhe veshjen e saj, më shumë se një perëndeshë”, ka thënë arkeologia e Institutit Maria Eugenia Maldonado Vite. l.k/abcnews.al