E rrahën brutalisht me shkop, dënohen për vrasjen e 18-vjeçarit në Kosovë shokët e tij

schedule15:53 - 23 Maj, 2024

schedule 15:53 - 23 Maj, 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë.

Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet, ndërsa tjetri me dhjetë vjet burg. Mësohet se familja e Fejzullahut dhe avokati kanë thënë se vendimin do ta apelojnë.

18-vjeçari u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë dhe më 20 janar vdiq në Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime tepër të rënda në trup.

Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut./abcnews.al