“E respektoj gjyqësorin shqiptar, por Beleri duhet të betohet”/ Media greke: Letra e fundit për kryebashkiakun e Himarës

schedule10:43 - 17 Tetor, 2023

schedule 10:43 - 17 Tetor, 2023

Media greke protothema.gr ka risjellë edhe njëherë në vëmendje çështjen Beleri dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, duke analizuar edhe Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë. Në Samit i pranishëm ishte eedhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Letra e fundit drejtuar Ramës për Belerin”, kështu e nis artikullin media greke. Ndërsa më tej shkruan se Mitsotakis nuk i la vend homologut shqiptar që të vërë në dyshim qëndrimine Athinës, lidhur më çështjen e Fredi Belerit, duke kujtuar edhe se nisja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE varet edhe nga zgjidhja e çështjes së kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri.

Media greke shkruan se Mitsotakis në takimin me Ramën ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje për ngërçin e krijuar.

Mitsotakis u shpreh: “Unë theksoj respektin tim për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nuk është detyra ime të ndërhyj në punën e tij, por dua të theksoj se Fredi Beleri ka të drejtë të betohet edhe në paraburgim dhe këtë e parashikon rendi juridik shqiptar. Është e rëndësishme që kryebashkiaku Himarës të betohet në mënyrë që ngërçi që prek marrëdhëniet greko-shqiptare të zgjidhet”.

Ndër të tjera ryeministri grek theksoi se Greqia mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se “kjo rrugë është e vështirë dhe kërkon që këto vende të bëjnë rregullime të rëndësishme me acquis evropiane”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!