Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj ku një 65 vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, ku është vetvrarë shtetasi N. M., 65 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al