E rëndë, treni merr zvarrë 40-vjeçarin e vdekur në Greqi

schedule15:37 - 13 Prill, 2022

schedule 15:37 - 13 Prill, 2022

Një tren mallrash ka marrë zvarrë trupin e pajetë të një 40-vjeçari, i cili ndodhej në shinat e trenit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Imathia, Greqi.

Lexo edhe:Lule, qirinj dhe mesazhe ngushëlluese në vendin ku adoleshenti shqiptar dha frymën e fundit

Rreth orës 13:00, treni që kryente itinerarin Selanik – Plati, e tërhoqi zvarrë burrin, shkruan protothema.gr.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës ka qenë i shtrirë në shina, kur treni ka kaluar mbi të. Nuk është zbardhur ende arsyeja se pse 40-vjeçari gjendje i vdekur në shina./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!